info-shqip.tk
  ``Nokia 1100``shitet per 30 mijë euro
 

17.08.2010,  ora 17:02

 
 
 
 
 

Nokia 1100
Hakerët për modelin e telefonit celular “Nokia 1100” po ofrojnë shuma të mëdha. Emisarët e tyre, hakerët nga vendet e tjera po i dërgojnë në gjithë Ballkanin në kërkim të këtyre telefonave celularë, transmeton portali 24sata. 

Në fakt, “Nokia 1100” është një armë jashtëzakonisht e fuqishme e hakerëve. Ky telefon celular, i prodhuar ekskluzivisht në qytetin gjerman Bohum, ka të ashtuquajturin gabim fabrike, i cili mundëson kapjen e transaksioneve bankare dhe tërheqjen e parave nga bankomati. Në fakt, “Nokia 1100” ka dalë në treg që në vitin 2003 dhe është telefoni celular më i shitur në botë, pasi që është shitur në mbi 200 milionë njësi. 

Ekspertët evropianë dhe botërorë që para dy vjetëve kanë paralajmëruar publikisht për rrezikun që sjellë “Nokia 1100” dhe atë modelet rh 15, 16, 17 dhe 18. 

Gjithë situatën e shpjegon e dhëna e publikuar nga mediet gjermane, se në internet çmimi i telefonit celular “Nokia 1100” të prodhuar në Bohum ka arritur çmimin e pabesueshëm prej 30 mijë euro. 

 

 


 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=