info-shqip.tk
  Adhuruesit e Coca-Cola
 
Coca-Cola mund të shkaktojë kancer?!

25.02.2011,  ora 18:31

Coca Cola 
 
Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera. 

Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese, transmeton TCH. 

Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides. 

Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”. 

Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme.

Të fundit nga kjo kategori

   Coca-Cola mund të shkaktojë kancer?!
   
Gjendet ilaçi shpëtimtarë për tullacët?
   
Dobitë e boronicës?

Duket që në horizont është ilaçi i cili do të mund të ndikonte në rritjen e sërishme të flokëve. Është zbuluar krejt rastësisht dhe minjtë dikur "tullacë" pas tre muajve përsëri kanë fituar qime të shkëlqyera. 

Shkencëtarët besojnë se rastësisht kanë gjetur ilaçin i cili shëron tullacërinë, ndërsa ilaçi do të mund të gjendet në treg madje për pesë vite. 

Testimet laboratorike në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles në të cilat është shfrytëzuar astressin-B kanë treguar rezultate “befasuese” vetëm pas pesë ditëve. 

Zbulimi ishte i rastësishëm, përkatësisht vetëm efekt anësor i testimit me të cilin është dëshiruar të shihet se a mundet astressin-B të ndalojë problemet e lukthit të shkaktuara nga stresi. 

Pasi që testimi është kryer në minj, duhen testime të tjera shtesë në njerëz. Nëse gjithçka kalon pa efekte të rrezikshme anësore, ky lloj trajtimi mund të miratohet për rreth pesë vjet. 

Përveç që do të duhej t’u ndihmonte meshkujve tullacë, ilaçi mund të zgjidhë edhe problemin e femrave dhe meshkujve të sëmurë nga alopecia. 

Tre muaj pas shërimit minjtë dikur “tullacë” nuk janë dalluar nga të shëndetshmit, sepse të gjithë kanë fituar qime të shkëlqyera. 

Dr. Million Mulugeta rezultatet e ekipit të vet i konsideron “të pabesueshme” dhe shton: “Kjo do të hapte mundësi të ndryshme për shërim të tullacërisë tek njerëzit.

Dobitë e boronicës

Katekini (Catechin), bashkëdyzimi që gjendet në boronica aktivizon gjenin për djegie të yndyrave në qeliza të yndyrave në bark për të ndihmuar në humbjen e indit yndyror në zonën e barkut. 

Sipas hulumtimeve në Universitetin Tufts, konsumimi i rregullt i katekinit rrit humbjen e yndyrave në bark për 77 për qind. 

Boronicat përmbajnë grup të fitonutrientëve natyrorë, të cilët quhen proantocianide që kanë aftësi unike për të mbrojtur pjesët ujore dhe yndyrore të trurit nga dëmtimet për shkak të disa toksineve ambientale. 

Boronicat janë një nga burimet më të pasura të proantocianideve. Këto fitonutrientë zvogëlojnë nivelet e radikaleve të lira të cilat janë të lidhura me plakjen (po rrudhat) dhe sëmundjet. 

Në studimet e kryera në kafshë, atyre që u është dhënë ekstrakti i boronicës kanë pasur rënie më të vogël të aftësive motorike dhe rezultate më të mira në teste të kujtesës sesa kafshët, të cilat nuk kanë marrë boronicë. 

Hulumtuesit konkludojnë se bashkëdyzimet e boronicës mund ta përmbysin procesin e humbjes së kujtesës të lidhur me vitet dhe rënien e aftësive motorike. 

Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik. 

Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit. 

Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive. 

Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi. 
Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet. 

Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve. Ato rrisin sasitë e bashkëdyzimeve të quajtura “proteina të shokut të ngrohjes - heat shock proteins (HSP)”, të cilat zvogëlohen me kalimin e viteve. Kur zvogëlohet numri i atyre proteinave rezultati është inflamacioni dhe dëmtimi, veçanërisht në tru. Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon inflamacionet. 

Boronicat rrisin prodhimin e dopaminës që është përgjegjëse për humorin e mirë. Dopamina është në nivele të ulëta te personat me sëmundjen e Parkinsonit. 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=