info-shqip.tk
  B I O L O G J I A dhe F e j a
 
cheers 

-------------------------------------------------------------------------------- 

B I O L O G J I A dhe F e j a 
Sot, ndërkohë që prestigji i materializmit dhe ateizmit është në rënie, shkencëtarët po arrijnë të kuptojnë, gjithnjë e më shumë, se feja është aq thelbësore saqë nuk mund të braktiset. Njerëzimi nuk do të jetë i aftë të arrijë lumturinë pa atë. Por armiqët e realitetit dhe të se vërtetës përpiqën akoma nëpërmjet shkencave fallse, të mbrojnë ateizmin. Por a bie ndesh feja me shkencën siç pretendojnë ateistët? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi duke iu referuar biologjisë. Nga të gjitha shkencat biologjia është më afër me fenë sepse ajo ka lidhje me "jetën". 

Nga të gjitha krijesat e gjalla, njeriu është organizmi më kompleks dhe më i përsosur. Është pikërisht njeriu që zbuloi shkencën dhe diturinë dhe është ai që i çon ato drejt zhvillimit të mëtejshëm. Gjëja e parë, për të cilën edhe njeriu më i lashtë ka qënë kureshtar të dijë, është ajo e ekzistencës së tij si një krijesë e gjallë. Këtu ka diçka, të cilës ne nuk ja dimë natyrën, që i dallon të gjitha krijesat e gjalla nga realitetet e tjera ekzistuese, siç janë mineralet, shkëmbinjtë, uji, etj. Të gjitha krijesat e gjalla, njerëzit dhe kafshët kanë diçka të përbashkët. 

Është plotësishtë e natyrshme të besohet që të gjitha krijesat e gjalla t’i nënshtrohën të njëjtit ligj. Sundimtari që na imponon këtë ligj e manifeston fuqinë e Tij nëpërmjet atributeve dhe emrave të ndryshëm të Tij. Ai që na është paraqitur Vetë me emrin e Tij, Allah, ka shpallur edhe emrat e Tij të tjerë. Emri i Tij, El-Haliku, pa dyshim që ka përparësi, mbasi do të thotë Krijuesi (i çdo gjëje). Më pas vijnë emrat të tjerë si Err-Rrezzaku, që do të thotë: Furnizuesi (i pa masë), El-Mussavviru, që do të thotë Formëdhënësi, El-Hafidhu, që do tyë thotë Ruajtësi apo Mbrojtësi, e shumë të tjerë. 

Mjaft jobesimtarë janë përpjekur të paraqesin një shpjegim racional "shkencor", për kalimin origjinal nga lënda inorganike në formën e jetës organike. Por edhe shkenca është gjithashtu subjekt i relativitetit. Filozofët, shkencëtarët, që nga grekët e lashtë e deri më sot, kanë shkruar qindra e qindra libra dhe kanë shpikur shumë teori rreth fillimit të jetës në tokë, por kjo ka qënë e vetmja që ata mund të bënin – të parashtronin teori dhe spekullime. Ata kanë ndjekur një rrugë të terthorët, sepse deri me sot, asnjëri nuk ka dalë me ndonjë shpjegim i cili i kundërvihet realitetit të shpallur në Kur’an. Akti i krijimit dhe dhënjes së jetës i perket vetëm Zotit. Kjo nuk është dhe as nuk mundë të shpjegohet ndryshe. Kur’ani, libri i fundit i shenjtë, e ka ruajtur dhe mbrojtur origjinalitetin e vet. Një deshmi e epersisë së tij ndaj gjitha filozofive dhe teorive është se asnjë nga hipotezat e pranuara, nuk biie ndesh me te vertetat e kur’anit. Është inkurajus fakti, se sot shumë shkencetarë besojnë se feja ka rolin kryeasor në shpjegimin e krijimit. Teoricienatat biologë në veçanti, janë duke u perpjekur të japin shpjegime të reja për prejardhjen e jetës në tokë, trë cilat janë në perputhje me fenë. 

Pavarësisht arritjeve dhe zhvillimeve te mëdha në fusha të tilla si inzhinjeria gjenetike, biologjia molekulare, AND dhe imunologjia, shkencëtarët akoma nuk janë në gjendje të mbyllin hëndekun e madh midis materjes organike dhe asaj joorganike. "Jeta" mbetet mrekullia më e madhe e gjithësisë. Teoritë e gabuara të Darvinit dhe teoritë e tjera evolucioniste, që nuk pranojnë mrekullinë e krijimit, janë duke u hedhur poshtë njëra pas tjetrës. 

Teoria e Heingsberg-ut mbi "indeterminizmin" (papërcaktueshmërinë) në mekanikën kuantike e shpartalloi tërësisht materializmin e në veçanti nocionin e "shkakut" dhe "pasojës". Më vonë, filozofi amerikan Tomas S. Kuhn e çoi më përpara argumentin që nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë teori shkencore përfundimtare. Dhe kjo është e vërtetë, sepse përgjatë historisë është dëshmuar fakti, që të gjitha teoritë e kanë humbur "të vërtetën" e tyre dhe janë zëvëndësuar nga teori të reja. 

Një model, një mënyrë e të shikuarit të një çeshtjeje ose një paradigmë, siç e quan Kuhni, zotëron çdo degë të shkencës për një periudhë kohe dhe pastaj i hap rrugën një tjetre. Sipas Kuhnit, nuk ka asnjë paradigmë të përsosur në asnjë degë të shkencave. Për shëmbull, një grup kërkuesish shkencorë fillojnë të punojnë në një fushë të caktuar, brënda paradigmës së tyre, duke përdorur metodat e tyre speciale. Me kalimin e kohës, arritjet në këtë fushë bëhen të pranueshme pothuajse prej të gjithve. Më pas, pikërisht ata hulumtues që ishin përkrahësit më të fortë të paradigmës së tyre, përpiqen ta zhvillojnë atë sa të mundën më tej. Dhe kështu fillon një periudhë e përzgjedhjeve dhe shoshitjeve të problemeve dhe hulumtuesit procedojnë për zbulime të reja brënda paradigmës së tyre. Kuhni thotë se kjo është një etapë në të cilën progresi shkencor është bërë pa ndërprerje. Pas një farë kohe hulumtuesit ndeshën përballë të dhënave të reja, të cilat bien ndesh me paradigmën e tyre, pikërisht sepse të gjitha paradigmat kanë kufij të përcaktuar. Për këtë shkak nuk ka asnjë paradigmë në të cilën të përfshihën të gjitha njohuritë shkencore në çdo kohë. Ato argumenta të shkencatarëve që nuk mund t'i përshtatën paradigmës së parë, vazhdojnë të përpunohën, derisa dikush, të gjëjë një paradigmë të re, që mundë të pranojë faktet e reja. 

Deri tani, të gjitha teoritë e paraqitura si paradigma kanë arritur të shpjegojnë vetëm një pjesë të realitetit apo të fakteve. Këto paradigma jo se kanë qënë krejtësisht të gabuara, por ato asnjëherë nuk kanë qënë plotësisht të drejta. Për shëmbull, disa fenomene natyrale mund të shpjegohën akoma me fizikën e Aristotelit, ndërsa ne të shumtën përdorim për shpjegimin e tyre ligjet e Njutonit ose në disa kushte, teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit. Dhe lidhur me biologjinë, në disa raste edhe Darvini ka të drejtë. 

Sidoqoftë njeriu nuk mund të mbyllë sytë përpara të vërtetës së krijimit dhe si një struc të fshehë kokën e tij në rërë. 

Shkencëtari i dëgjuar, filozofi Karl Poper, ka një pikpamje të ndryshme lidhur me këtë çeshtje. Ai e përcakton se sa e drejtë është një teori duke kontrolluar, nëse ajo ka boshllëqe apo mungesa faktesh, që kërkohen për ta plotësuar atë. Duke u nisur nga kjo ai pohon: "Darvinizmi nuk është një teori shkencore". 

Ajo që mund të nxjerrim nga idetë e Poperit ose teoria e paradigmave e Kuhnit, është se realiteti nuk mund të shpjegohet plotësishtë nga teoritë shkencore. Shkenca mund të ndriçojë vetëm disa fakte të fshehura të gjithësisë. 

Nikolla Maksvelli është i mendimit se shkenca nuk mund të përparojë vetëm duke rritur numrin e eksperimenteve të bëra për secilën teori. Për të shpjeguar pastërtinë dhe bukurinë e natyrës shkencëtarët duhet t'i paraqesin teoritë e tyre aq qartë sa është e përsosur natyra. Por a është e mundur të gjendet një teori e tillë? A duhet njeriu të lërë menjanë të vërtetën mbi krijimin, e cila shpjegon çdo gjë dhe të humbë në labirintet e teorive? 

Kur'ani shpjegon prejardhjen e jetës, bilancin ekologjik në natyrë, zhvillimin e embrionit dhe shumë fakte të tjera në mënyrë kaq të qartë, saqë çdo biolog që e lexon atë nuk ka përse të mos përulet para Allahut e ta adhurojë Atë. 

Shkencëtarët e vërtetë do ta lexojnë dhe do ta respektojnë Kur'anin, sepse deri tani asnjëri nuk ka konstatuar ndonjë gabim në njohuritë që ai përmban. Kur'ani është fjala e Zotit, pra nuk mund të gabojë.
 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=