info-shqip.tk
  Letër Dërguar Cdo Muslimane!
 

 Letër dërguar tek çdo muslimane 
Allahu xh.sh. thotë: "Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarët e saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di." (El-Enfal-34) 
Motra ime 
A e dinë se cila është begatia më a madhe e Allahut ndaj teje? 
Ajo është begatia e Islamit Allahu xh.sh thotë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe." (El-Maide 3). 
Kuptimi i Islamit është: dorëzimi Allahut xh.sh. d.m.th. që t'ia dorëzosh vetveten Allahut xh.sh., poashtu duhet të dish se Ai është Krijuesi, Furnizuesi dhe Zoti yt, të Cilin e adhuron, e nëse vjen urdhëri prej Allahut xh.sh. detyrohesh të thuash: Kam dëgjuar dhe i përgjigjem. "Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit." (En-Nur 51) 
Motra ime 
Kush të ka urdhëruar për mbulesë? 
Me të vërtetë Ai është Allahu, i cili të ka urdhëruar me namaz, agjërim, haxh etj. Motër e dashur ti nuk e ve mbulesën që të jesh e bukur, e as për atë se është traditë, apo rrespekt ndaj burrit apo të fejuarit tënd, poashtu nuk e ve atë për hirë të askujt. Mirëpo ti mbulesën e ve në shenjë adhurimi dhe rrespekti ndaj Allahut, Krijuesit tënd. 

Motra ime 
Përse e dëshiron mbulesën? 
Përarsye se ti je një grua muslimane e pastërt dhe nuk pranon të shikojë në ty askush prej njerëzve. Poashtu ti je grua besimtare e ndershme, refuzon që ta bësh trupin tënd artikull që ta rrotullon e ta shikon atë kush të dojë! E me këtë rast syri bënë amoralitet me shikimin në trupin tënd. 
Pejgamberi a.s. thotë: "Sytë bëjnë amoralitet, e amoraliteti i tyre është shikimi" (Hadith Sahih transmeton Buhariu dhe Muslimi). 

Me të vërtetë mbulesa është mbrojtje (nga haramet), pastërti, nderë, moral dhe turpësi. Por parasëgjithash ajo është adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. 
Kur Allahu xh.sh të ka obliguar mbulesën ka dëshiruar ta sprovoj besimin tënd, të pastrojë, të shtojë nderin, mbrojtjen dhe të ngritë pozitën tënde. 
Poashtu Allahu xh.sh ka dëshiruar që për mes mbulesës të ndaloj çdo shikim mashtrues nga lakmia në ty. Motër margaritare, falënderoje Allahun që të ka obliguar me mbulesë! 

Mbulesa është fshehje e bukurisë dhe mbulesë e pjesëve të turpshme, përasrsye se e gjithë gruaja është e turpshme ashtu siç ka thënë Pejgamberi a.s: "Gruaja është e turpshme e nëse del e zbuluar e ka parë atë shejtani dhe e ka zbukuruar në sytë e njerëzve". 
Nuk është mbulesa veç mbulim i kokës. Mbulesa është që gruaja ta mbulojë tërë trupin e saj. Poashtu mbulesa është virtyt i ndershëm, turpësi, moral dhe mbrojtje. Parasëgjithash, ajo është shkak për afrim tek Allahu xh.sh. me atë çka e don Ai, e Allahu e don pastërtinë dhe turpin, kurse i urren të këqijat, mëkatet dhe zbulesën. 
Si duhet të jetë mbulesa? 
Mbulesa duhet të jetë ashtu siç ka urdhëruar Allahu xh.sh. dhe ashtu siç nuk lejohet të falësh me asnjë metodë tjetër përveç ashtu siç të ka urdhëruar Allahu. Poashtu nuk lejohet të veshësh mblulesë tjetër përveç ashtu siç ka urdhëar Allahu xh.sh dhe Pejgamberi a.s. 
Motra ime 
Të porosisë që t'iu përmbahesh këtyre cilësive dhe kushteve të mbulesës: 
E para: Që gruaja të mos vesh rrobe të zbukuruara (shiqimnxitëse), përarsye se Allahu e ka obliguar gruan që ta fshehë bukurinë e saj. Allahu xh.sh thotë: "Dhe mos t'i zbulojnë stolitë e tyre" (En-nur 31). 
Nuk lejohet që gruaja të vesh rrobe të ngushta, të holla, të vizëlluara ose në ato rrobe ka pjesë vizlluese. Poashtu nuk lejohet që ngjyra e rrobeve të jetë tërheqëse. 
E dyta: Detyrohesh që rrobet të jenë të trasha dhe të padukshme, përarsye se rroba e tejdukshme nuk është mbulesë në relitet. Madje mundet që ajo e cila ka veshë këso llojë rrobesh të jetë e mbuluar formalisht por në realitet është e zbuluar. Pra, kush e bënë këtë ajo është e mallkuar ashtu siç ka thënë Pejgamberi a.s: "Do të ketë në fund të popullit tim gra të veshura e në realitet të zdeshura, flokët e tyre do të jenë sikurse gungat e shpinës së devës, mallkoni ato sepse ato janë të mallkuara" (hadith Sahih transmeton Taberaniu kurse e ka vërtetuar Albani). 
E treta: Që të jenë rrobet e gjëra jo të ngushta, poashtu nuk lejohet të përcaktohet diçka nga trupi i saj, e nëse ndodhë kjo atëherë ajo është e mbuluar formalisht mirëpo e zbuluar në realitet. 
E katërta: Që rrobet të jenë mbulesë për tërë trupin, nuk lejohet që të shihet diçka nga trupi i saj, përarsye se i gjithë trupi i gruas është i turpshëm. Pra, nuk lejohet psh: që të shihen këmbët e saja apo një pjesë e këmbëve ashtu siç ndodhë tek shumica e grave në këtë kohë. 
E pesta: Që mos të përngjajnë rrobet e saja me rrobe të burrave , përarsye se Allahu xh.sh. e ka mallkuar gruan, e cila iu përgjan burrave. Pejgamberi a.s thotë: "E ka mallkuar Allahu burrin, i cili veshë rrobe të grave, dhe gruan, e cila vesh rrobe të burrave" (hadith Sahih transmeton Ebu Davudi dhe Hakimi). 
Gjithashtu nuk i lejohet gruas që të vesh pantollona dhe të del me ta pa pasur diçka mbi ta. E nëse janë veç pantollonat nuk është mbulesë sipas Islamit. Poashtu në të ka përngjarje me burrat. I lejohet gruas që t'i vesh pantollonat nëse vesh mbi ta mantil, apo fustan të gjatë ose në shtëpinë e saj. 
E gjashta: Që rrobet e saja të mos iu përngjajnë rrobeve të pabesimtareve. Pejgamberi a.s. thotë: "Kush i përngjan një populli ai është prej tyre" (hadith Sahih transmeton Ebu Davudi). 
Nuk lejohet që gruaja të vesh veshje të murgeshave, edhe nëse është mbulesë pra, nëse gruaja e bënë këtë iu ka përngjarë pabesimtareve. 
E shtata: Nuk i lejohet gruas që të përdorë parfumë po edhe nëse dëshiron me këtë të dalë prej shtëpisë në xhami. Pejgamberi a.s. thotë: "Nëse një grua parfumoset dhe kalon pranë disa njerëzve e ata e ndiejnë aromën e saj ajo është e pandershme" (hadith Sahih transmeton Ahmedi, Nesaiu, dhe Hakimi). 
E teta: Nuk i lejohet gruas që të përdorë manikyrë apo t'i zgjatë thonjët përarsye se kjo është prej të ndaluarave. 
E nënta: Nuk i lejohet gruas që të vesh shtiklla, ose këpucë tjera që kërcasin gjatë ecjes. Allahu xh.sh thotë: "Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësitnë nga stolitë e tyre" (En-nur 31). 
E dhjeta: Nuk i lejohet gruas që ta ngritë zërin e saj, të qesh me zë të lartë, apo ta zbukuron zërin e saj e as mos të llastoj në fjalët e saja. Allahu xh.sh thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura." (El-Ahzab 32) 
Poashtu, nuk i lejohet gruas që të anon (dredhohet) në ecjen e saj ose çdo ecje e cila tërheq shikimin e njerëzve, e gjithë kjo i takon zbulesës, të cilën e ka ndaluar Allahu xh.sh. 
Së fundi motra ime: Mbulesa është urdhër i Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s.. Çdo gjë që e ka urdhëruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij është mirë për ty, e nëse mendon diçka tjetër përveç kësaj veç menduar keq. 
Motra ime: Nëse dëshiron daljen nga shtëpia përkujto fjalën e Allahut: "Dhe mos t'i zbulojnë stolitë e tyre" (En-nur 31). 
Pastaj pyete vetveten: A e kam fshehur stolinë time apo jo? Nëse është përgjegja "po", veç e ke kënaqur Zotin tënd, pastaj edhe Allahu do të kënaqet me ty. E nëse është përgjegja është"jo" veç e ke hidhëruar dhe i ke bërë mëkat Allahut, atëherë mos e fajëso askend përveç vetveten tënde! "Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini." (El-Bekare 232).

 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=