info-shqip.tk
  Lexo ne Kur`an
 
Falenderimi i takon Allahut xh.sh   tek ai
falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102                       
Allahu nuk do t’i krijonte njerëzit shkel e shko e as qe do t’i lente mbi tokë të paudhëzuar. I menqur është   ai qe din urtësinë e   ekzistencës së tij, e vazhdon dhe zhvillon jeten me   mëndjehollësi, e len këtë botë mbrapa vete   pa u nënshtruar e përbuzur. Qysh heret në histori njerëzit I kanë munduar këtu pytje: nga kemi ardhur? Si jetojmë? E ku do shkojmë?

Është e vertetë se shumë prej njerëzve nuk janë interesuar për përgjigjjet e këtyre pyetjeve, dolen nga   kjo botë   ashtu sikur   erdhen   pa ditur asgjë.!! Kurse disa njerëz tjerë e lodhen veten e tyre duke hulumtuar për të vëretën, kaluan   tërë jetën e tyre e nuk arritën ta gjejnë atë, apo kanë arritur   deri tek ndonjë resolutë, ku menduan se ajo është   për të cilen kan   hulumtuar, e kurse   mes tij   dhe të vërtetës ka me   mijëra mila. Një pakicë e tyre kanë arritur në periferi të vërtetës,u mishnuan më të dhe gjetën   prehjen në të. Mirëpo Allahu nuk la   robët e Vet në këtë   konfuzitet. Ai është shumë   më i Mëshirëshëm për ta se sa ti len në dorë të fatit,   në atë mënyrë që ata të pengohen në përpjekjet e tyre për ta arritur të vërtetën. Për atë Allahu dërgoi të derguar nga ana e   Tij, të cilët barten të vërtetën tek njerëzit, ata e shpjeguan këtë çështje pa ndonjë vështirësi e pandonjë kompleksivitet. Më këtë ata ndihmojnë   të mençurit por edhe ata qe janë më pak të urtë ku për të arritur ta dinin një gjë të tillë do shpenzonin me   dhjetra vite për të ditur   sekretin e jetës. Kështuqe ndoshta   dikush   ndoshta do humbej fare, e dikush do ndahej nga ajo udhë, e dikush ndoshta do të arrinte ta njihte një sinjal të vërtetës e ata   janë të pakët.

Është e vërtet se Allahu prej se   ekziston jeta dhe të   kuptuarit dërgoi pejgamber qe ti   njoftonte ata më Vetën e Tij, tu shpjegon qëllimin e krijimit të tyre, e po ashtu ua kujton edhe   rrjedhën e tyre se ku do përfundojnë ata dhe bota si dhe i përgëzon mirëberësit më shpërblime kurse   keqbërësit   i kërcnon me denim.

Kështu i thotë Allahu të derguarit të Vet Muhamedit a.s :

“Vërtetë ti je tërheqës vrejtje. Ne të derguam ty me të vërtetën, sihariques e tërheqës vrejtje, e nuk ka ymmet-popull- qe nuk i kemi dërguar tërheqës (pejgamber) vrejtje” Fatir 23-24

Kur’ani është zëri të vërtetës më të cilën është   ndërtuar toka e qiejt. Kuptimet e tij janë rreze në të   cilat reflektohen kuptimet e shpalljes   së lartë hyjnore. Më këtë shpallje u ballafaquan të parët dhe të mbramit. Përmes këtyre   kuptimeve arriten të gjithë ata qe deshën të dijnë të vërtetën se nga erdhen ? E si jetojnë? dhe ku do shkojnë?

Është e vërtetë se Kur’ani fisniik   nuk ka   zbritur për vëtëmse para   14 shekujve edhe pse kuptimet e tij të vjetra-të reja në të janë përmbledhjet e   shpalljeve të mëparshme, këshillat e drejtuara njerëzimit qysh nga agimi i historisë. Kur’ani është përmbledhje e urtësive të mëdha, të cilat tingëlluan në veshët e popujve në kohëra të ndryshme. Në të shofim një eksponim të përpikt të udhëzimeve qiellore për të cilat pati nevojë toka përgjat brezave të kaluar. Për atë   ai është përmbledhje e të vërtetave të pandryshuara e skjarues i kujdesit hyjnore   ndaj robëve të Tij prej   se u krijuan e deri sot e derisa të mbaroj kjo botë.   Lidhur ë këtë të vërtet thotë Allahu xh.xh duke   theksuar disa këshilla të Tij.: “ Vërtetë kjo ( që thotë Kur’ani) ishte në   fletushkaat e para( shpalljet e ndryshme të pejgamberëve). Fletushkat e Ibrahimit dhe   Muses.” El ealaa 18-19.

Dhe thotë pasiqe të   këtë treguar historinë e popujve dhe të pejgamberëve të kaluar   dhe përmbledh shenimet për një numër të madh të   tyre :

“Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë. E Zoti ytë është padyshim i plotëfuqijshmi dhe i mëshirëshmi. E edhe   ai (Kur’ani) është   shpallje e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). E solli në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vrejtjen (pejgamber). (të shpallem )Më gjuhë të kulluar arabe.   Dhe se ai (Kur’ani ) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” Esh-shuaraa 190-196

Kurse kur flet për shkatërrimin e popujve të mëparshëm thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër   përveç Allahut, ata e mbanin vetën lartë. Dhe thoshin: “ A do ti braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur? Jo por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të derguarit e parë.” Es-safaat 35-37E pejgamberi që   erdhi më këtë libër   e dinte se po përtrintte dinin-fenë, ai restauroj pjesët që ishin rrënuar, sqaroj simptomet e shenjat që ishin shlyer, prandaj edhe thotë pejgamberi a.s: “ Ua solla dinin-fenë, të pastër   e të çiltër, e sikur Musa të ishte gjallë tash, nuk do bënte   ndonjë gjë tjetër përvetëmse do të ndiqte rrugën time”

Vërtetë, sikur Musa a.s të ishte gjallë nuk do bënte tjetër vetëmse do ndiqte rrugën e tij( Muhamedit a.s). E njëjta   gjë është   edhe për pejgamberët tjerë, ngase pejgamberi i fundit erdhi qe të zbatoj thesarin e atyre qe i paraprinë atij në   këtë botë, erdhi qe të ndërtoj mbi   bazat e thesarit të e tyre atë që përputhet më qëllimet e tyre. Libri i tij është libri më i përpikët qe tregon se si u tha Nuhi a.s poopullit të vet, e si u tha Ibrahimi a.s popullit të vet si dhe   çka i tha secili pejgamber popullit të vet duke e udhëzuar. Vërtetë Kur’ani është udhëzim për tërë jetën.

Nëse argumentet e universit   janë argumente qe heshtin, njerëzit nxjerrin nga to   gjykime e ide e mësime, argumentet e Kur’anit janë argumente qe flasin,   njoftojnë njerëzit me Zotin e tyre si dhe udhëheqin ata. Allahu xh.xh i krijoj njerëzit në këtë univers gjigant, i bëri ata të jetojnë në një pjesë të këtij universi, atyre u dha urtësi e mëndjemprehtësi të etshme për të dijtur atë qe   e rrethon dhe atë qe është largë tij. Zoti nuk i la në konfuzitet e të humbur qe të shkapetën në një sferë   të paudhëzim. Asesi nuk i la pa udhëzues   të qetë qe do ti udhëzonte më mirësi e experiencë në rrugët e ndryshme e qe nuk do ti humbte e as nuk do habitej. Po vërtetë ata kanë me vete udhëzimin e Zotit të cilin e bartën   brez pas brezi pejgamberët, të cilët   dhanë përpjekjet e tyre gjatë jetës qe ti mësonin e udhëzonin njerëzit.

Ky udhëzim shoqëroi njerëzimin qysh nga agimi i historisë së tyre, ky udhëzim më vonë u   shkallëzua në forma e metoda të ndryshme përgjatë historisë derisa përfundoj në këtë   formë stabile në librin e mrekullueshem. Kështu iu shkrue amëshimi këtyre   udhëzimeve, të mbesin përherë fanarë ndriçues i të vërtetës dhe garantues i udhëzimit .

Ai qe e krijoj jetën   më plotë sekrete, nuk e la atë enigma të pazberthyeme për ata që kalojnë në të, për atë bëri qe   feja të   jetë çelësi qe hap dhe dëshifron këto enigma. Ai bëri   Kur’anin   burim feje të përmbledhë të gjitha mësimet e Tij prej ezelit-nga fillimi ii krijimitt deri në përfundim..

Përputhshmëria e Kur’anit më të vërtetat e universit është e vërteta e pamohueshme ngase   Zbritesi i Kur’anit njehërit edhe   Ai qe i bën retë të   levizin. Është e pamundëshme të ketë konfrontim mes të vërtetave të Kur’anit dhe të vërtetave të universit, ashtu sikur është e pamundëshme të konfrontohet fjala e të dijshmit dhe vepra e tij. Realiteti është se Kur’ani është   shprehje eAllahut (krijese qe flet), kurse universi gjigant është një Kur’an tjetër qe heshtë, qe të dy dalin nga një esencë dhe qe të dy kanë një qellim. Ndoshta   këtu qëndron sekreti i betimeve të Allahut qe   theksojnë këtë kuptim në thënjët e Tij:

“Betohem në   shuarjen (përendimin) e yjëve. E ai është betim i madh, sikur ta dini. Se më të vërtetë ai është Kur’ani i famshëm. Është në një libër të ruajtur. Atë nuk e prekë kush, vetëm të pastrit. Është i zbritur prej Zotit të botëve.” Elvakiah

Betimi në këto planete në këtë univers të gjerë, në të cilin lindin e përendojnë, është një shenjë qe tregon vendin e lartë të Kur’anit qe ne duhet   kemi rrëspekt të veçant për të! Sikur   është një univers tjetër më kuptime të gjëra e gjithëpërfshirëse pran botës materiale në të   cilën jetomë.

Ky betim është përseritur   në forma të ngjashme në suret tjera. Betimi ishte edhe në krijesat e Allahut që shifen e nuk shifen.

Atë që ne e përceptojmë nga ky univers është shumë më pak se sa ajo që ne nuk e shofim. Në të   gjitha këto Allahu u betua se Kur’ani është mrekulli qe ka buruar nga Ai, i Lartëmadhëruar është Ai, Kur’ani nuk ka mundësi të jetë nga ndonjë krijesë cila do qoftë ajo.:

“Pra unë betohem në atë qe e shihni! Edhe në atë qe nuk e shihni! Se më të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë e (Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm. Ai   nuk është fjalë   e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, por ju nuk   përkujtoheni. Është zbritje prej Zotit të botëve!

El vakiah 38- 43

Ky betim na paraqitet edhe në formë tjetër duke theksuar vendin dhe kohën se bashku si dhe duke përfshier në vete   edhe   gjallesa tjera të cilat janë drejtuar drejt fundit të tyre të gaditur. Dalin nga   errësira   e natës qe ti paraqiten kjartësisë së ditës, i dhan lamtumirën   lëvizjes së ditës dhe presin   qetësinë e   natës. Kështu sillet toka duke përqafuar   faqet e yjëve natën pas të ketë notuar ditën për një kohë në rrezet e diellit.

“ Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën). Që udhëtojnë e fshihen. Pasha natën kur ajo ia behën më errësirë. Pasha agimin kur ai merr frymë ( shkrep)! S’ka dyshim se   ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoj prej Zotit). Që është i fortë dhe qe ka vend të lartë të Zoti i arshit.Që është i rrespektuar atje (në mesin e engjujve) dhe besnik. Nuk është i marrë shoku i juaj (Muhammedi a.s)”   Et-tekvir 15-22

Ky Kur’an në të cilin bëhet betimi është fjala e pejgamberit fisnik, më të e dërgoi Zoti   arshit   të shënjt ta njoftoj jetën më të vërtetën El-hak e të mos   humbet sado që të   zgjat koha dhe sido që të marr jeta ndonjë trajtim gjatë përpjekjeve në këtë botë.

Duke pas parasyshë se Kur’ani fisnik ishte bazë e civilizimit të madh   njerëzore, ai ishte edhe motivues i revulucioni shpirtrorë e ideore, ai përcolli e përshkroj historinë e botës përgjatë etapave të ndryshme. Ne do mundohemi më ndihmen e Allahut ti skjarojmë shkurtazi disa   specifika të   lëvizjeve të cilat kan ndikim të pamohueshëm dhe të thellë në jetë.

Është e vërtetë se   suksesi i renesancave dhe qendrimi i tyre është i lidhur ngusht më ndjenjat   dhe idetë,them   troç   avansimi dhe ngritja e vërtetë nuk mund të   realizohet ndryshe përvetëmse duke u bazuar në   ndjenjat fertile dhe ciltërsinë e ideve. Për atë është e domosdoshme qe revolucionet sociale të paraprihen nga   revulucionet letrare, të cilat do ti mbushnin zemrat dhe mendjet më besim e mbështetje për   ato revulucione. Popujt mund të ballafaqohen më lëkundje të përkohshme, madje thymje të ndryshme apo edhe   triumfe e fitore të shpejta, civilizimet mund të   ballafaqohen më fenomenin e baticës dhe   zbaticës për shkaqe të ndryshme qoftë lokale apo edhe personale.Në të gjitha këto çështje historianët i shikojnë më një sy vrojtues pa pritur ndonjë rezultat   afatgjatë. Ndërsa   renesancat të cilat shoqërohen më vigjilencë   të gjere njerëzorë e përmbushen me emocione vullkanike dhe shiket   profande, këto çështje   janë të rrëzikshme dhe më konsekuenca.!!

Për shëmbull sot shofim atë se çka bëri Muhamed Ali Pasha, mëkëmbësi i Egjiptit para   një shekulli, ky njeri ka ba ndryshime gjigante dhe esenciale në tërë vendin, triumfet e tij ushtarake ishin shumë të mëdha saqe nuk mbahen mend   më shekuj, ky njeri i mbushi   më frikë zemrat e armiqëve të tij. Kështu   këto vënde u bashkuan kundër tij dhe iu kundërvyen të gjithë se bashku dhe e munden atë në tokë dhe në det. Mesa vdiq ky burrë më të vdiq edhe   rënesanca që e ndërtoj ai.! Athua përse ?

Ngase kjo renesance nuk kishte rrenjet ne   ndjenjat e populates se pergjitheshme, poashtu   kjo renesance nuk kishte me vetee   gard shkrimtaresh e ideologësh të cilët do ta prezantonin atë, po ashtu rreth kësaj renesancë nuk u afruan dietarët e letrarët, të cilët duhej ta përcillnin rrënjën e kësaj renesancë në trollin e duhur ku do i garantohej jeta e ti garantohej zhvillimi dhe vazhdimi i saj.

Krahaso këtë lëvizje që e bëri ushtaraku Muhamed Ali dhe lëvizjen që i parapriu kësaj lëvizje disa vite, kam për qellim lëvizjen e të drejtave të njeriut në Francë. Kësaj lëvizje i paraprinë përpjekjet e dietareve,letrave e publicistëve, të cilët mbollën   në gjak këtë lëvizje dashurinë për   lirinë   dhe urrejtjen për   padrejtësinë. Artikujt e tyre shtonin flaken e dashurise në zemrat e publikut dhe   ndriconin rrugën e ardhmnerisë dhe aktualitetin. Krahaso gjithë ashtu edhe këtë lëvizje edhe më revulucionin e klasave të cilen e   ndezën   rusët. Ata ban që propaganda tërheqëse ti   paraprinte dhe të përcillte revulucionit. Formuan parimet e tyre i bazuan në shpresat e ëndërrat e atyre qe ishin të shtypur dhe ëndërrat atyre e ambicioze..Në çfardo rasti kur pësonin ndonjë humbje e raamje, së shpejti gjenin   kush u dilte në ndihmë në përpjekjet e reja të revulucionit   me shpresa afatëgjate. Një gjë e tillë vërteton atë që tham më parë se   ngritjet e mëdha   nuk qendrojnë e vazhdojnë për vetëmse sa është lidhëshmëria e ndjenjave dhe ideve më vete shpirtin dhe mëndjen e njeriut.

Renesanca që shoqëroi Kur’anin është një shoqërim i ditës me   diellin. Ajo   gjet shkaqet e jetës dhe lulëzimit në këtë libër në atë mënyrë që fascionon mëndjet e mendimtarëve.

Ky Kur’an i siguroj rënesancës Islame elemente të ekzistencës dhe kompletimit në atë mënyrë që nuk do arrinin formonin njëmijë minsitri të propagandas që   do të   rreshtohenin për të ushqyer ndjenjat e emocionet dhe mendimet më mijëra filma vigjilentë dhe oratorë të rangut të lartë.

Ky Kur’an ishte për lëvizjen   Islame gazeta, radio, libër dhe oratoria   e saj. Nga ajetet e tij u lekundën e dridhen breza e breza te   stagnuara ku morrën dridhjen e jetës, më ndihmën e tij i thyen prangat e   xhahiljetit të parë ku mbi të ndërtuan një rënesancë të re e cila u karakterizua   më të vërteta dhe   llogot e veta: rënesance e cila nuk u ndertua e nuk u nis   vetëm nga një njeri dhe të vdes më të, por kjo   rënesancë   buron   nga   thellësitë e shpirtërave të cilët besuan   fuqimisht e padyshim dhe më bindje. Në atë mënyrë që pothuejse secili nga këta bartës të këtij misioni janë   njehërit edhe :

“Thuaj : “Namazi im, kurbani im, jeta ime   dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun Zotin e botëve!

Ai nuk ka shok ( nuk adhuroj tjetër) Më këtë.( thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam I urdhëruar   dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që e pranoi dhe i bindem)! El-enaam 162-163.

Islami persosi   lidhjen e mesazhit të vet qiellor   më   ata që   e pranuan atë si dhe jetës të cilën deshirojnë ta jetojnë ata.   Kur’ani ishte   mbështetës esencial e shpirtërore dhe mëndore i përpjekjeve të ndjekësve të vet dhe i punës së tyre të sistematizuar në orientimin e tyre në jetë   si dhe riorientimin e saj në baza   më të forta. Kur hyjmë   në kapitullin e   krhasimit në mes   shtyllave letrare të revulucioneve të ndryshme, gjejmë se lidhëshmëria e muslimanit më Kur’anin është shumë   më   e fortë dhe e pastër se sa lidhëshmëria e komunistëve më librin e “Marksit” e të tjerëve. Si dhe të demokratëve më librin e “Ruso” e të tjerëve. Vërshimi   ideor qe nep Kur’ani dhe   çlirimi i gjokeseve nga ai   rritë entuziazmin për të, ai është   largë krahasimit më çfardo rënesance dhe revulucioni   qoftë në të kaluaren e lashtë aapo edhe të afërt.

“ A nuk e shf se shpata prêt më forcën e vet edhe nëse thuhet se shpata lëvizen nga   shkopi”

Suksesi i propagandës shpirtërore dhe ideore që Kur’ani e   krijojë ( në zemrat e mendjet e besimtarëve),ai   hodhi dobësinë në zemrat e armiqëve të vet. Ata e luftuan atë (Islamin e Kura’anin ) por në   zemrat e tyre kishte dyshim në qëndrimet dhe çështjet e tyre. Egzistojnë më mijëra njerëz që e luftojnë Islamin e në mbrendine e tyre   kan rrespekt për të vërtetën e tij dhe   vërtetojnë mesazhin e tij. Kur’ani shtroj argumentet e veta dhe metodat e veta në mënyrë të qartë e të prerë çka nuk la vend për dyshim që mund të depërtonte në shpirtërat e njerëzve, thirrja e tij ishte e lartë sa nuk   tejkalohet. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin   sesa kur armik e ndien në mbrendinë e vet se ai nuk është në të drejtë. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin se sa kur ky mesazh arrinë të ndikoj në   radhët e armikut deri në atë shkallë që të ndaj njeriun nga vetëvetja e tij!?

Kur’ani arriti të ketë këtë ndikim tek miqët dhe armiqët me disa   sekrete e mrekulli të cilat i prezentuan dietarët nga libri i Zotit dhe disa   sekrete të amshueshmërisë të cilën ia dha Zoti ajeteve të tij.Adhuruesit e   mrekullive materiale nuk i   pëlqenin këto konsekuenca të ndikimit të tij. Ata thonin

Duke   shpresuar : “Sikur të ishte   ndonjë Kur’an që më të do të ecnin malet, që më të do të plasej toka, që më të do të flisnin të vdekurit” Er-rra’d 31

Jo.   Më këtë   Kur’an ecin   burrat ( njerëzit), më të ndreqet   toka e më të flasin të gjallit. Ky libër riformon jetën në   modele të reja, e shpirtërave iu kthen shikimin e   shëndoshë , njerëzit i mbron nga e keqja e djajëve, ndytësitë e   të marrëve dhe traditat e   injorantëve dhe   mohuesve. Ky është libri i   ekzistences, atë e njef kush njef vetën e vet dhe kush   din qellimin e jetës së vet që nga fillimi e deri në mbarim, ndërsa mohuesit do ta dijn të vërtetën e tij nesër nëse nuk e dijn sot. “ Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm Allahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte Allahu do ti drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimisht   fatkëqësi e kohës ose do ta rrethojë ( fatkëqësia) vendin e tyre deri sa të vijë urdhëri i Allahut. Allahu nuk e then premtimin” 
 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=